back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeIsh-kryeministri britanik mbështet gjykimin ndaj Putinit sipas modelit të Nuermbergut

Ish-kryeministri britanik mbështet gjykimin ndaj Putinit sipas modelit të Nuermbergut

Të ngjajshme

Xabi Alonso thyen një traditë të Carlo Ancelottit në ndeshjen e parë të La Ligas

Xabi Alonso bëri një ndryshim në rutinën para-ndeshjes së...

Aktgjykimi i Kushtetueses, analistët: Kërkohet kompromis politik

Melazim Koci, politikolog, Flamur Hyseni, profesor universitar, Fatime Hajdari...

Një penallti, një gol, fitore e parë për Realin në La Liga

Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen...

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar...

Tragjedi në Afganistan, aksidentohet autobusi, të paktën 71 viktima

Tragjike në Afganistan. Të paktën 71 persona kanë humbur...

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown, dëshiron të themelohet një tribunal i ri ndërkombëtar, për të hetuar Vladimir Putinin për veprimet e tij në Ukrainë.

Brown tha se në lutën në Ukrainë ka pasur bombardim të caqeve civile, që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Sipas tij, po ashtu ka pasur shkelje të armëpushimeve, por edhe “shantazh” për sulme bërthamore.

Ish-kryeministri britanik i tha BBC-së se që prej rënies së Murit të Berlinit “ne kemi supozuar se demokracia dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, por shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, po e “zëvendëson atë me përdorimin e forcës”.

“Nëse nuk dërgohet mesazh tani, ne do të përballemi me agresion në shtetet e tjera, që po ashtu mund të jetë një agresionin i pandëshkuar”, tha ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin. Më 16 mars, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka konsideruar atë “kriminel lufte”.

I pyetur nëse ai konsideron se presidenti rus është kriminel lufte, ai u shpreh: “Ashtu ka thënë presidenti [amerikan, Joe] Biden, dhe ky është qëndrimi im”.

Brown është në mesin e 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që kanë nënshkruar një peticion që kërkojnë krijimin e një sistemi ligjor të modeluar sipas gjykimeve të Nurembergut për kriminelët nazistë pas Luftës së Dytë Botërore./REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz