back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeIsh-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

Ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

Të ngjajshme

Endrick arrinë në Francë, gati për aventurën e re

Sulmuesi brazilian, Endrick ka arritur në Francë. Ai është...

Mot i ftohtë, temperaturat në minus

Fundjava e fundit për vitin 2025 do të mbizotërojë...

“Më kanë fut në arkivol”, Alaudini demanton keq Labin

Pas prezantimit të klipit ku tregoheshin qartë ofendimet e...
- Advertisement -

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka folur për armatosjen e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.

Ai thekson se këto zhvillime po rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake dhe nivelin e sigurisë së vendit.

- Advertisement -

Sipas Meçollarit, blerja e sistemeve të reja ushtarake nënkupton që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë e saj përtej kufijve.

“Blerja e sistemeve do të thotë që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë ushtarake përtej kufijve të saj, ky sistem godet më larg se kufiri i saj, ushtarakisht.

Kjo nuk është lëvizja e fundit. Kosova në dy vitet e fundit ka lëvizur mirë në pikëpamje të mbrojtjes. Armatimi ushtarak që po merr po e çon në forcën të armatosur. Ka disa veprime në FSK të cilat po rrisin kapacitete në mënyrë të ndjeshme.

Marrëdhëniet kryesore në fushën ushtarake janë dy: SHBA dhe Turqia.

Lëvizjet që po bëhen në Kosovë janë të tilla që forca e armatosur po rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë. Rasti i Banjskës ndryshoi skemën e sigurisë së Kosovës. Kur vjen puna të Serbia, Vuçiç është problematik në arenën ndërkombëtare. Ai edhe mund të largohet, por largimi i tij nuk do e zgjidhë problemin me Kosovën”, tha Artur Meçollari në EuronewsAlbania.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz