HomeSportIsh-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të...

“I injoruari” Dardan Çaka e godet FFK-në përmes një postimi

Dardan Çaka po vazhdon të injorohet qe një kohë...

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e së martës në Zagreb, raportojnë mediat kroate.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Index.hr, bashkë me të është ndaluar edhe Neda Livljanic, ish-drejtuese e Departamentit të Turizmit pranë Shërbimit për Ekonomi dhe Çështje Pronësore në Zyrën e Administratës Shtetërore të Qarkut Shibenik-Knin, shkruan Indeksonline

Autoritetet kanë arrestuar edhe një person të tretë, i cili dyshohet se ka vepruar si ndërmjetës në këtë rast. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një biznesmen nga Vodice.

Dyshimet lidhen me faktin se Simic, përmes Livljanic, ka siguruar në mënyrë të paligjshme lejet e nevojshme për një kamp turistik në Tisno. Megjithatë, sipas burimeve jozyrtare, Livljanic nuk dyshohet se ka marrë ryshfet.

Zyra kroate për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar me detaje mbi aksionin, ndërsa pritet që gjatë ditës të jepen më shumë informacione lidhur me hetimin./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz