back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeIsh-doktori i UÇK-së dështon të bëhet deputet

Ish-doktori i UÇK-së dështon të bëhet deputet

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Kandidati i PDK-së për deputet, Fitim Selimi nuk ka arritur të marr votat e nevojshme për t’u bërë deputet.

Selimi përmes një postimi ka bërë të ditur që nuk do jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Fitim Selimit pa ndërhyrje:

Të nderuar miq!

Përkrahës dhe votues të dashur !Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e cila kulmoi me pakënaqësi qytetare të artikuluar nëpërmjet subjekteve politike që u bënë pjesë e këtij projekti, nxori dhe rezultatet e përafërta.

Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë. Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!

Besimi dhe përcaktimi Juaj për mua është në rend të parë përcaktim cilësor i filtruar e i liruar nga çdo lloj përbërje që dëmton idenë e njerëzve më të ndershëm të këtij vendi për ta bërë Kosovën të tillë çfarë e duam. Për më tepër, ju përkrahës të mi, bëtë veprimet aktive për ta ruajtur përcaktimin edhe në terrenin praktik e tipik rrethanor konkurrues si dhe në ate të frymës së revoltës qytetare duke ruajtur suazën e mendimit e vlerësimit real. Besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.Jam i sigurtë që ju përbëni substancen themeltare të lirisë e ndërtimit të këtij vendi. Thellësisht dhe sinqerisht krenar dhe i njësuar me Ju!

Të Fundit

Sport

ShowBiz