BallinaLajmeIsh-diplomati britanik: Era e barutit më la mbresa në takimet me UÇK-në,...

Ish-diplomati britanik: Era e barutit më la mbresa në takimet me UÇK-në, Haradinaj ishte karakter i veçantë, si në filmat e Rambos

Të ngjajshme

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Ish-diplomati britanik, John Stewat Duncan po vazhdon deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.

Duncan dëshmoi edhe në lidhje me takimin e ushtarëve të UÇK-së, më 17 qershor 1999.

Në sallë u shfaqën pamje nga takimi i zyrtarëve të NATO-s me komandantët e Zonave të UÇK-së. Aty shiheshin edhe Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi e Agim Çeku.

Ai tha se mban mend erën e barutit- të luftës nga ky takim.

“Më kujtohen disa nga emrat, ishte edhe Remi më duket, z.Haliti më duket. Më kujtohet se vinte era luftë, pra era barut- më bëri përshtypje ka qenë moment shumë mbresëlënës për mua”,deklaroi Duncan.

“Takimi ishte frytdhënës, por qëndrimi i tyre ishte që hezitonin shumë se thonin ne kemi fituar luftën e duam të çarmatosemi me nderë, pra ta bëjmë siç duhet. Kishte një ndjenjë të fortë se do të ishte e vështirë dhe e konsideronin veten luftëtarë të ndershëm dhe donin të mbronin veten para popullit”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Duncan u pyet edhe për Ramush Haradinajn nga ky takim.

“E përmendet Haradinajn, si ishte veshur ai?”

“Ramushi ishte karakter i veçantë, ishte si në filmat e Rambos- mbaj mend që kishte një emblemë në krah, të binte në sy si personazh. Fliste kogja, i dëgjohej zëri shpesh”,deklaroi Duncan derisa fliste për takimin.

“Thjesht përforcoj atë që më kishte thënë gjeneral Çeku se këta janë aktorët kryesorë dhe duhet përfshirë doemos në negociata. Shumë pak flisnin anglisht, Haradinaj fliste pak anglisht, por shumica nuk flisnin. Por ishte e qartë se me këta persona duhej të flisnim ne.Krahu politik u përpoq të ndikonte, sidomos ajo deklarata ku thuhej se udhëheqja politik kishte kërkuar të njëjtën gjë në të shkuarën. Mendoj se ishte një prej të pandehurve, nga ana politike. Nuk mbaj mend emra, kush janë të akuzuarit këtu. Ka qenë një person që ka bërë këto deklaratat politike në emër të UÇK-së, zakonisht Krasniqi i bënte këto, mbase z.Krasniqi ka qenë atëherë”,deklaroi Duncan.

“17 qershor 1999. Ishte e rëndësishme për negociatat, siç ndodhin negociatat në Ballkan, është momenti kur njerëzit kthejnë bukën. UÇK-ja na ktheu darkë në tendë në mes të pyllit, u ulëm bashkë dhe aty përfunduam negociatat, ndamë bukën me njëri-tjetrin dhe aty e kuptuam se vërtet kishim hyrë në negociata dhe deshëm t’i siguronim që ne ishim të besueshëm që NATO-ja s’do t’i hiqte qafa por se NATO ishte aleat dhe do t’u ndihmonte të çarmatoseshin me nderë. Më kujtohet se edhe mund të kem biseduar unë për disa modele të mundshme që mund të ndiqnim, e modelin e civilëve domethënë”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz