back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeIsh- deputetja e LDK-së thotë se Vetëvendosje e përdor gjithë buxhetin e...

Ish- deputetja e LDK-së thotë se Vetëvendosje e përdor gjithë buxhetin e Kosovës për propagandë masive

Të ngjajshme

Festat e marsit në bregdet, ofertat që s’duhet t’i humbisni

Për të gjithë ata që duan ta festojnë 8...

Kurti del nga takimi i tretë me Abdixhikun: Ende s’e kemi zgjidhjen

Ka përfunduar takimi i tretë në mes të kreut...

Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridorin global të naftës?

Irani thotë se do t’ia “vë flakën” çdo anijeje...

Tahiri: Kosova s’ka kohë për aventura të reja zgjedhore, janë vetëm zvarritje

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi ndaj diskutimeve për...

Barcelona – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Barcelona pret Atletico Madrid sonte nga ora 21:00 në...

Jehona Lushaku nga LDK-ja, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje e përdor gjithë buxhetin e Kosovës për propagandë masive.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë sepse na shajnë mijëra e mijëra njerëz në rrjetet sociale e na kërcënojnë çdo ditë; krejt këto i bëjnë me paratë tona. Por kjo na jep shumë vullnet që ne, që kemi vendosur me i rrit fëmijët tanë, të mos e lejojmë këtë gjendje”, u shpreh ajo.

Lushaku nga LDK-ja në emisionin “Click” në RTV21 tha se ajo e LDK-ja nuk e kanë interes që ë qeverisin me LVV-në pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ajo tha se as nuk do të donte të mendonte hipotetikisht se LVV-ja do të kishte rezultatin e njëjtë si në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nuk kam dëshirë që ta shoh as në ëndërr, nuk ia dëshiroj fëmijëve të mi një të ardhme në 4-vjeçarin e ardhshëm nën qeverisjen e Vetëvendosjes, cilido që të jetë emri i qeverisë nga ata”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz