BallinaLajmeIsh-deputeti zbulon kompaninë lobuese të Thaçit: Do të kushtojë 3 milionë euro

Ish-deputeti zbulon kompaninë lobuese të Thaçit: Do të kushtojë 3 milionë euro

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka deklaruar se sipas një informate që e ka ai në një diplomat i huaj, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka me firmën lobuese “Tony Blair Associates” për të lobuar për ndarjen e Kosovës. Sipas Talit, për të lobuar për ndarje, Thaçi ka ndarë 3 milionë euro, shkruan Gazeta Express.

Sipas ish deputetit Driton Tali, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për idenë e tij për shkëmbim territoresh ka kontaktuar edhe me firmën lobuese “Tony Blair Associates”, informacion për të cilin thotë se e ka marrë nga një diplomat i huaj.

E i gjithë pazari për këtë çështje, Tali po thotë se sillet rreth 3 milionë euro.

Ai e ka quajtur edhe të “pafytyrë”, të parin e vendit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.

Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese “Tony Blair Associates” për të lobuar për ndarjen e Kosovës.

Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.

Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz