back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeIsh-deputeti i AAK-së mbështet fuqishëm Albin Kurtin: Koha e tij po vjen

Ish-deputeti i AAK-së mbështet fuqishëm Albin Kurtin: Koha e tij po vjen

Të ngjajshme

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Naim Maloku, ka dalur në mbështetje të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Maloku ka thënë se Kurti nuk mund të akuzohet për 20 vitet e pasluftës në Kosovë, për shkak se sipas tij, ai nuk mban përgjegjësi përgjatë kësaj kohe.

Tutje, Maloku thotë se sa më shumë që e godasin Kurtin, aq më i fortë do të bëhet, teksa ka thënë se koha e tij është duke ardhur.

Postim i plotë i ish-luftëtarit të UÇK-së dhe ish-deputetit të AAK-së:

Kot e keni!

Për asgjë të keqe që i ka ndodhë Kosovës,në këto 20 vite ,s mundë e akuzoni dhe s mbanë përgjegjësi.

Sa më shumë e goditni ,edhe më i fortë bëhët.

Edhe nëse deshton me 3. shkurt, më lartë do të ngritet.

Koha e Tij ,dhe gjeneratës të cilën Ky e përfaqëson ,po vjen!

KOSOVA S DURON MË!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz