Sergi Gomez, ish-lojtari i Espanyolit ka treguar një histori interesante me Mauro Icardin në podkastin “Post United”.
Kjo dyshe u rritën së bashku te ekipi i të rinjëve te Barcelona, shkruan Indeksonline
Kur ishin të rinj, rreth moshës 15-vjeçe, Icardi dhe Sergi Gomez shkuan në parkun afër dhe atje ndodhi diçka e befasishme.
“Një ditë më tha, Sergi eja shkojmë të parku. Shkuam, bëri një ‘llastik’. Atje pa një pemë dhe më tha shiko atje. Ishte një pëllumb. Ai mori një gru, e vendosi në llastikun e tij dhe bummmm. Pëllumbi ra në tokë.
“Gjërat u përkeqësuan. U kthyem, e mori pëllumbin, ia këputi pendet dhe e futi në një tel. Ndezi zjarrin dhe e hëngri para meje”, u shpreh Sergi Gomez
Edhe pas këtij incidenti, Gomez tregon se me Icardin, tani sulmues i Galatasarayt – ka një miqësi të madhe./Indeksonline/