back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsh analisti i CIA-s për rajonin: ShBA-të nuk duan bashkëpunim me Kurtin,...

Ish analisti i CIA-s për rajonin: ShBA-të nuk duan bashkëpunim me Kurtin, duan zgjedhje

Të ngjajshme

Ish-analisti i CIA-s për Ballkanin, David B. Kanin, tha se vendimi i SHBA-së për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën është një sinjal nga Shtetet e Bashkuara se nuk duan të bashkëpunojnë me Albin Kurtin.

“Kjo bën një dallim të madh për Kosovën. Shtetet e Bashkuara po sinjalizojnë se nuk duan të bashkëpunojnë me Albin Kurtin. Kjo është e qartë. Ata duan zgjedhje”, tha Kanin të shtunën në një deklarim për Kosova Online.

Siç shtoi ai, Kosova nuk ka mbështetje nga askush tjetër përpos Shteteve të Bashkuara.

Duke deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka arritur të sigurojë paqe në Ukrainë apo Gaza, Kanin tha se amerikanët do të angazhohen seriozisht në avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjëja e fundit që Uashingtoni dëshiron është një tjetër dështim. Për vite me radhë, Kryeministri Kurti e ka bërë të qartë se nuk i pëlqen dialogu ekzistues me Serbinë, veçanërisht Asociacioni i propozuar i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, tha ai.

Kanin tha se pyetja është nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë dhe nëse ato do të ndryshojnë diçka.

“Pyetja është gjithashtu nëse Kurti do të arrijë të fitojë zgjedhjet pavarësisht përpjekjeve të qarta amerikane për ta rrëzuar atë. Nëse ai humb, çfarë do të bëjë opozita me kaq shumë liderë në gjyq në Hagë, derisa mbrojtja e tyre sapo ka filluar? Kush saktësisht do të ishte kryeministri i ardhshëm? Kjo nuk është e qartë”, tha ai.

Ai kujtoi se partitë opozitare në Kosovë kanë dështuar të bashkëpunojnë dhe të bashkohen kundër Kurtit.

Sipas tij, kjo është një nga arsyet pse Kosova është në një “rrugë pa krye”.

“Nuk është vetëm Kurti. Pra, ka shumë të panjohura”, tha Kanin.

Sipas tij, është e qartë se ka shumë njerëz në administratën amerikane që favorizojnë pikëpamjen serbe.

Megjithatë, siç shton ai, pyetja është nëse Uashingtoni do të përqendrohet në rajon.

Megjithatë, siç pohon ai, duke qenë se Trump dështoi të përfundonte luftën në Ukrainë, dështoi të përfundonte luftën në Gaza, ai nuk dëshiron të përfshihet në Kosovë dhe të përjetojë një tjetër dështim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz