BallinaLajmeIsh-ambasadori kosovar: Caktimi i 28 dhjetorit për zgjedhjet një autogol i Albin...

Ish-ambasadori kosovar: Caktimi i 28 dhjetorit për zgjedhjet një autogol i Albin Kurtit

Të ngjajshme

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur...

Rilindja 1974 e prezanton trajnerin e ri pas largimit të Faruk Statovcit

KF Rilindja 1974 prezanton Granit Dervishollin si trajner të...

Immobile tregon arsyen se pse e refuzoi Milanin: Ishte e vështirë t’i thoja “jo”

Ciro Immobile ka zbuluar se Milani bëri një përpjekje...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Gavi i lumtur me rikthimin, e quan “baba” Hansi Flickun

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një...

Ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se caktimi i 28 dhjetorit si datë për zgjedhjet e parakohshme, është një autogol i kreut të VV-së, Albin Kurti.

Cufaj ka thënë se në këtë kohë në Kosovës do të jenë shumë më shumë bashkatdhetar sesa që ka menduar Kurti, dhe sipas tij, shumë prej tyre do të votojnë LDK-në, PDK-në e AAK-në.

“Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë. Kjo është shumë më tepër se 35.000 votat që Kurti i ka futur me kohë në kalkulimet e tij politike dhe i konsideron si të garantuara nga diaspora”, ka shkruar Cufaj.

Në postimin e tij, Cufaj thotë se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të provojnë autogolin e Kurtit.

Postimi i plotë:

Autogoli i Albinit

Albin Kurti e shtyu vendin drejt zgjedhjeve më 28 dhjetor, me idenë se diaspora do t’i sillte edhe njëherë fitoren VV-së. Data u mendua si “arma sekrete” për të marrë maksimumin nga vota e mërgatës.

Por kjo llogari po kthehet në autogol. Pikërisht në periudhën e fundvitit, kur rrugët Gjermani–Zvicër–Austri–Kosovë mbushen me bashkatdhetarë, në vend do të jenë fizikisht edhe ata që tradicionalisht votojnë trashëgimtarët e Rugovës, strukturat e Thaçit dhe Haradinajt.  Diaspora ka shansin më të madh pas luftës që të mobilizohen dhe të votojnë shumë më fort se zakonisht.

Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë. Kjo është shumë më tepër se 35.000 votat që Kurti i ka futur me kohë në kalkulimet e tij politike dhe i konsideron si të garantuara nga diaspora.

Kur Kurti e trajton kalendarin zgjedhor si Excel personal, rrezikon të harrojë një të vërtetë të thjeshtë: populli nuk është rresht në tabelë, por në kuti të votimit.

Më 28 dhjetor ai do të zbulojë se “strategjia” e tij ishte në fakt… një autogol historik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz