Ish-ambasadori kosovar, Beqë Cufaj, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën ndonëse ishte planifikuar që të niste dhe pas çortimit të sotëm të BE-së për veprimet në Veri pas mbylljes të disa zyrave paralale, shkruan Express.
Cufaj ka thënë se Kurti ka arritur që ta bëjë të pamundurën, duke kthyer Brukselin e Ëashingtonin nga aleatët të Kosovë, në aleatë të Serbisë.
“Kurti ia doli të pamundurës: t’i shndërrojë Brukselin dhe Uashingtonin nga aleatë të Kosovës në aleatë të Beogradit”, ka shkruar Cufaj.
