back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasIsa Xhemajlaj: Zgjedhjet në Drenas do t’i fitoj pa balotazh

Isa Xhemajlaj: Zgjedhjet në Drenas do t’i fitoj pa balotazh

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj në emisionin Interaktiv të KTV-së është shprehur i bindur se zgjedhjet e 4 dhjetorit do t’i fitojë pa balotazh.

Edhe pse Drenasi njihet si bastion i PDK-së për zgjedhjet e fundit komunale, Xhemajlaj ka thënë se ndikimi i partisë së Kadri Veselit është zbehur nga keqqeverisja e Nexhat Demakut, ish-kryetar i Drenasit.

“Në bazë të disponimit të qytetarëve nuk besoj se do të shkojmë zgjedhjet pa balotazh. Sepse unë do t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh. Qytetarëve nuk u bën përshtypje më partia, por gjërat që i bën ajo. Atyre u intereson problemet e tyre të përditshme”, ka thënë Xhemajlaj.

“Drenasi ka qenë bastion i PDK-së përderisa nuk është keqqeverisur me Drenasin. Tani qytetarët janë të prekur për keqtrajtimin në Drenas. Për pabarazinë që u është bërë bizneseve. Qytetarët do të më votojnë si përfaqësues i të gjitha kategorive në Drenas”, ka shtuar ai.

Gjatë emisionit, Xhemajlaj ka thënë se ish-kryetarin Demaku e kanë kursyer nga kritikat për keqqeverisje në Drenas shkaku i aktakuzës që ai kishte nga EULEX-i, derisa ka shtuar se shkaku i komoditetit, Demaku kishte filluar keqqeverisjen në mandatin e tij të dytë.

“Mandatin e parë e filloi me një shpresë për qytetarët se do të punojë më shumë. Në mandatin e dytë ai qëndroi më komod. Në mandatin e tretë ai është dashur të ballafaqohet me aktakuzën ndaj tij. Ne kemi shpresuar se ai do të lirohet dhe me lirimin e tij ne kemi pritur të reagojmë ndaj tij me punët që nuk ka kryer”, ka thënë ai.

Xhemajlaj ka thënë të ketë qenë anëtar i PDK-së, por ka shtuar se asnjëherë nuk ka bërë pjesë në strukturat e kësaj partie.

“Në mandatin e parë kam qenë në TMK. Para tre vjetësh jam aktivizuar në polikë. Kam qenë anëtar i PDK-së, por jo në struktura të partisë. Ne e kemi kursyer për shkak të gjendjes që ka pasur me EULEX-in. Për këtë arsye kemi dashur të ai ta kryejë procesin sepse të gjithë kemi pritur se do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë veç të tjerash ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz