back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaZgjedhjetIsa Xhemajlaj tregon format se si luftohet korrupcioni

Isa Xhemajlaj tregon format se si luftohet korrupcioni

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Zv/ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, i cili tani është kandidat për deputet në koalicionin Nisma-AKR-PD, ka shpjeguar qartë se si luftohet korrupsioni.

Zotimet e kësaj parafushate për luftimin e korrupcionit ai quan përralla me tupan.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se janë dy forma për luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Lexojeni statusin e plotë të Xhemajlajt:

Në Kosovë janë dy forma për luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupcionin.

1.Institucionet e R.Kosovës si MPB ,MD, MEF dhe MZHE kanë në dispozicion mekanizmat e nevojshëm dhe profesional për luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupcionin. Policia, Dogana , Hetuesit, Krimet Ekonomike, Njisia e Inteligjencës Financiare, ATK, Prokuroria, Gjykatat etj etj.. që në strukturat tyre kanë Departamente, Drejtori apo Sektore të veqanta për luftimin e krimit të organizuar korrupcionin kotnrabandën etj, e që me dekada marrin paga nga bugjeti i Kosovës.
Këta zyrtarë të shtetit shpesh herë janë përballur me vështërsi ,kanë hezituar apo janë penguar që të fillojnë dhe mbarojnë me sukses procedurat për hetimin e personave apo kompanive të fuqishme, për shkak të ndikimeve të ndryshme në luftën kundër Krimit dhe Korrupcionit.
Në kuadër të Institucioneve qendrore e lokale duke filluar që nga Presidenca Kryeminstria, Ministritë Komunat etj, janë hartuar Strategji, janë formuar Task Forca ,Grupe punuese, janë mbajtur me qindra takime ,seminare, trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit por rezultati ka qenë minimal në këtë drejtim.
Meqë Kosova i ka mekanizmat, përsonelin dhe paisjet e duhura, për të cilat janë shpenzuar miliona Euro investime nga bugjeti i Kosovës dhe donacione të ndryshme nga vendet e BE së dhe SHBA, por nuk janë arritur rezultatet e pritura nga institucionet që i kanë të gjithë mekanizmat në dispozicion dhe nuk paskan dhënë efektin e duhur, përse duhet kërkuar PAKTI me qytetarët për ta luftuar krimin.
Si mund ta zgjidhin qytetarët këtë problem ?

Më duket krejt e pa sinqertë dhe ireal, gjithsesi e pa menduar mirë kërkesa drejtuar Studentëve, Mjekëve , Profesorëve Punëtorëve , Bujqëve etj, që të bëjnë PAKT për luftimin e Krimit dhe Korrupcionit.
Çfarë do PAKTI të bëhet, qytetarët e rëndomt nuk e zgjidhin këtë problem sepse nuk i kanë në dispozicion mekanizmat e shtetit, nëse veq duhet të bëhet PAKTI ai bëhet me:
•Hetues
•Prokurorë dhe
•Gjykatës

Vetëm shteti i ka pasur dhe vazhdon ti ketë mekanizmat e saj për luftën kundër krimit dhe korrupcionit ,duhet vënë në përdorim zbatimin e Ligjeve të Kosovës, e që janë me shumicë, por kjo po bëhet ngadalë dhe në disa raste aplikohen në mënyrë selektive dhe me tendencë për të dëmtuar individ apo kompani konkurente.

2.Nëse për shumë arsye të njohura e të provuara deri tash, për mos zbatimin, funksionimin dhe kordinimin e detyrave në zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupcionit dhe nëse këtë Kosova nuk mund ta bëjë vetë, atëherë duhet ta kërkojë ndihmën e SHBA -ve që të dërgojnë në Kosovë ekspert të FBI ( 2 deri 3 vite) që do të kryenin hetimet e nevojshme, ofrimin e provave dhe fakteve, si dhe mbikqyrjen e proceseve gjyqësore për rastet e rënda të krimeve ekonomike në Kosovë dhe atyre që ndërlidhen me krimet ekonomike nacionale dhe transnacionale , transferet e mundshme jashtë vendit të pasurive tona në formë KASH, blerje të pronave apo formave të ndryshme të shpërlarjës së parave , nga individ apo kompani të ndryshme, shpeshëherë fiktive por që i kanë shkaktuar humbje të mëdha bugjetit të Kosovës.

Tjerat janë përrallë me Tupan

LEXO EDHE: Isa Xhemajlaj: Shyqiri Bytyqin e bëmë ministër e bëmë figurë, ani pse nuk kishte shumë vota

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz