back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaZgjedhjetIsa Mustafa tregon nëse do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen

Isa Mustafa tregon nëse do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

E papritur, Lotina zmadhon gjoksin?

Duket se moderatorja Lotina Haziri ka bërë një ndryshim...

Paraqitje pozitive e Enis Bardhit, Maqedonia e Veriut vazhdon me fitore në kualifikime

Enis Bardhi me paraqitje fantastike në fitoren e Maqedonisë...

SHBA kërcënon me sanksione/ Në shënjester vendet që blejnë naftën nga Rusia

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me...

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka akuzuar koalicionin PAN, të drejtuar nga PDK-ja me Qeverinë Haradinaj, se ka rrënuar çdo urëlidhje me BE-në dhe SHBA-të.

Ai shkruan në Facebook se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjëra me rëndësi – e para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në.

“Deklarata se koalicioni ndërmjet Mustafës dhe Kurtit do të jetë koalicion i korrupsionit dhe i izolimit është huqje e llojit të vet. Por, asgjë më e mirë nuk pritet prej tij. Po e vërteton që s’po arrin të jetë politikan, por mbetet një i dështuar në zejen e vjetër të tij”, shkruan Mustafa.

Ai ka folur edhe rreth koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV, arritjen e mundshme të të cilit, e ka quajtur ‘shumë real’.

“Ky koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të hapë rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Këtë e dëshmon fakti se në qeverisjen e LDK-së nuk ka pasur asnjë aferë korruptive dhe asnjë ministër me aktakuzë dhe se në atë periudhë është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. Me fitoren e LDK-së më 6 tetor, Kosova do të ketë qeveri evropiane me një kryeministre evropiane, e cila do t’i ketë dyert e hapura në Bruksel dhe Uashington”, shkruan Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz