back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeIsa Mustafa ngushëlloi familjen Mehmedi dhe gazetarët

Isa Mustafa ngushëlloi familjen Mehmedi dhe gazetarët

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi Familjen Mehmedi, dhe të gjithë gazetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të shquar, Qani Mehmedi.

“Me dhimbje dhe pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Qani Mehmedit, gazetar dhe publicist i shquar i medias shqiptare.
Me punën e tij shumëvjeçare në televizion, në radio dhe në mediat e shtypura në Kosovë dhe më gjerë në botën shqiptare, Qani Mehmedi dha kontribut të madh për informimin e drejtë, për mendimin e lirë si dhe për zhvillimet politike e demokratike”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri Mustafa theksoi se vdekja e Qani Mehmedit është humbje e madhe për familjen, për kolegët dhe për gazetarinë e publicistikën shqiptare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz