Thursday, July 17, 2025
BallinaRegjionaleDrenasIsa Mustafa ngushëlloi familjen Lladrovci

Isa Mustafa ngushëlloi familjen Lladrovci

Të ngjajshme

Kryeministri Mustafa ngushëlloi Familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Muhamet Lladrovcit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jeta të Muhamet Lladrovcit, Babait të Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet: 

E nderuara Familje Lladrovci,

Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit kombëtar Muhamet Lladrovcit – Bacit Tush.

Ai do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e çmuar për lirinë e Kosovës, duke mos kursyer asgjë në këtë udhë të shenjtë.

Familja Lladrovci gjatë angazhimit të plotë në shërbim të çështjes kombëtare, i dha vendit dy prej heronjve më të mëdhenj të luftës çlirimtare, luftëtarët e paepur Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

Andaj, qytetarët dhe shteti i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Bacit Tush dhe Familjes Lladrovci për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer.

E nderuara Familje Lladrovci,  

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit