BallinaLajmeIsa Mustafa do të rrënojë shtëpinë, Shpend Ahmeti i jep leje për...

Isa Mustafa do të rrënojë shtëpinë, Shpend Ahmeti i jep leje për ndërtim të lartë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i LDK-së, njëherësh ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, së shpejti pritet ta braktisë shtëpinë e tij aktuale.

Mustafa, bashkë me vëllanë e tij dhe katër fqinjë të tjerë, në fund të dhjetorit, kërkuan nga Komuna e Prishtinës kushtet urbanistike për ndërtim të lartë të një objekti kolektiv, prej 13 katesh.

Qeverisja Ahmeti i ka kthyer përgjigje pozitive kërkesës së Mustafës dhe të tjerëve, duke thënë se ajo përkon me planin rregullues të lagjes “Tophane”.

“Ju informojmë se pronarët Nexhmije Reçica, Naser Prapashtica, Isa Mustafa, Enver Beha, Miradije Hoti dhe Mustafë Mustafa nga Prishtina, me investitor ‘G-Goat Group’ Sh.p.k. me seli në Prishtinë, i janë nënshtruar procedurës për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesës shumë-banesore me afarizëm. Pas përmbushjes se kërkesave ligjore dhe konform dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, kjo drejtori, me vendimin 05 NR. 350/02-0251160/18 DT. 11.01.2019, ka caktuar kushtet ndërtimore. Po ashtu, ju informojmë se të njëjtit ende nuk kanë aplikuar për leje ndërtimi”, thuhet në një përgjigje të Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë.

Derisa Mustafa dhe të tjerët nuk kanë aplikuar ende për leje ndërtimi, atyre u janë kërkuar edhe disa dokumente shtesë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Fqinjët përballë ish-kryeministrit, prapa kamerave thanë se plani i Komunës së Prishtinës është i padrejtë, ngase ata do të kenë banim të ulët përballë ndërtesës shumëkatëshe të ish-kryetarit Mustafa.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, ka thënë se përkundër dallimeve partiake, Mustafa mund të marrë leje ndërtimi, sepse është në rregull me ligjet në fuqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz