back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeIronike, Haxhiu kërkon nga Gjykata që të mos e shkel Kushtetutën: S’keni...

Ironike, Haxhiu kërkon nga Gjykata që të mos e shkel Kushtetutën: S’keni kompetencë të ndryshoni apo të shtoni diçka, Lista Serbe nuk e njeh shtetin tonë

Të ngjajshme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të mos dal nga kompetencat e saj.

Haxhiu, që vjen nga subjekti që e ka shkelur më së shumti Kushtetutën, ka thënë nga Gjykata Kushtetuese s’ka legjitimitet të gërmoj në themelet e Kushtetutës, shkruan lajmi.net.

“Dua të theksoj këtu, para qytetarëve të Kosovës, që shteti ynë është shtet unitar dhe jo shtet multietnik. Ky model është rregullator i republikës tonë demokratike.”

“Në shtetin tonë të shpallur në vitin 2008, asnjë grup etnik, gjinor apo shoqëror, nuk e ka të drejtën e veto-s mbi organet tona që konstituojnë republikën. Ne, qytetarë të kësaj republike, jemi palë të barabarta.”

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë të qëllimshme, ka shmangur krijimin e një fuqie të tillë bllokuese, duke mos njohur në asnjë rrethanë, të drejtën e veto-s për subjektet e komunitetit serb apo të komuniteteve tjera joshumicë. Kjo ka garantuar deri më sot, funksionalitetin e institucioneve dhe ka evituar vështirësitë e ngjashme Bosnja e Hercegovina në raportin me Republikën Serbe atje. Çdo hap tjetër jashtë këtyre koordinatve, do të përbënte zgjerim të paketës së Ahtisaarit, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk duhet të ndodh asessi, kjo duhet kundërshtuar nga të gjithë pavarësisht bindjeve politike.”

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka këtë kompetencë, nuk e ka këtë legjitimitet që të gërmoj në themelet e Kushtetutës, pra që ta ndryshoj apo të shtoj diçka në të.”, tha fillimisht ajo.

Tutje, Haxhiu shtoi se Lista Serbe s’ka të drejtë të bllokoj Kuvendin për qëllime politike pasi është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të cilën partia e saj në shumë raste nuk e ka respektuar.

“Asnjë subjekt politikë, përfshirë këtu partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, nuk mund të pengojnë apo të bllokojnë institucionet shtetërore, sidomos për qëllime politike që janë në kundërshtim me Kushtetutën apo me sovranitetin.”

“Është e papranueshme, që një parti politike, në këtë rast Lista Serbe, e cila as nuk e njeh Republikën e Kosovës, as nuk i njeh institucionet, të përdorë vendet e rezervuara për komunitetin serb për të bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionimin e qeverisjes demokratike. ”

“Duhet theksuar që funksionaliteti dhe uniteti i institucioneve të Kosovës, nuk mund të varen nga vullneti i një subjekti politikë që nuk e njeh shtetin dhe kushtetutën.”, u shpreh ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz