Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Një rikthim i rëndësishëm është ai i anësorit të Watfordit, Rocco Vata, i cili është grumbulluar për herë të parë që nga marsi i vitit 2025, pas rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë.
Në listë janë edhe disa futbollistë që lanë përshtypje gjatë ndeshjeve miqësore të verës ndaj Grenadës, Katarit dhe Kanadasë, përfshirë Jack Moylan, Owen Elding dhe Tom Cannon.
Pjesë e skuadrës është edhe mbrojtësi i Cardiff Cityt, Joel Bagan, i cili ishte ftuar për herë të parë në maj, por ishte detyruar të tërhiqej për shkak të një dëmtimi.
Në portë, Irlanda do të llogarisë në Caoimhin Kelleher, Max O’Leary dhe Gavin Bazunu, ndërsa në repartin defensiv janë James Abankwah, Joel Bagan, Jimmy Dunne, John Egan, Liam Kitching, Ryan Manning, Jake O’Brien, Dara O’Shea dhe Liam Scales.
Në mesfushë janë Finn Azaz, Conor Coventry, Jason Knight, Jamie McGrath, Jayson Molumby, Harvey Vale dhe Bosun Lawal.
Ndërsa në sulm bëjnë pjesë Owen Elding, Adam Idah, Jack Moylan, Chiedozie Ogbene, Troy Parrott, Rocco Vata dhe Tom Cannon.
Pas ndeshjes në Prishtinë, Irlanda do të udhëtojë drejt Debrecenit, ku më 27 shtator do të përballet me Izraelin. Më 1 tetor, irlandezët do ta presin Austrinë në stadiumin “Aviva” në Dublin, ndërsa ndeshjen e fundit të kësaj serie do ta zhvillojnë më 4 tetor ndaj Izraelit në Baçka Topola të Serbisë.
Për Kosovën, sfida ndaj Irlandës më 24 shtator do të jetë një nga përballjet kryesore të kësaj faze të Ligës së Kombeve, me “Dardanët” që do të kërkojnë ta nisin këtë seri ndeshjesh me rezultat pozitiv para tifozëve të tyre në “Fadil Vokrri”.

Lexo edheIrlanda fton një shqiptar për ndeshjen ndaj Kosovës
Skuadra e Republikës së Irlandës:
Portierë: Caoimhin Kelleher, Max O’Leary, Gavin Bazunu.
Mbrojtës: James Abankwah, Joel Bagan, Jimmy Dunne, John Egan, Liam Kitching, Ryan Manning, Jake O’Brien, Dara O’Shea, Liam Scales.
Mesfushorë: Finn Azaz, Conor Coventry, Jason Knight, Jamie McGrath, Jayson Molumby, Harvey Vale, Bosun Lawal.
Sulmues: Owen Elding, Adam Idah, Jack Moylan, Chiedozie Ogbene, Troy Parrott, Rocco Vata, Tom Cannon.
Kosovë – Republikë e Irlandës zhvillohet më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:45.














