Irlanda fton një shqiptar për ndeshjen ndaj Kosovës

Trajneri i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka publikuar listën prej 26 futbollistësh për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe përballja me Kosovën.
Irlanda do të përballet me “Dardanët” më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:45, shkruan Indeksonline
Në listë mungon kapiteni Nathan Collins, i cili do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij është ftuar për herë të parë mbrojtësi i Sheffield Unitedit, Liam Kitching.
Ndërkohë, në skuadër rikthehet Rocco Vata i Watfordit, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. Në listë janë edhe Caoimhin Kelleher, Jake O’Brien, Troy Parrott, Adam Idah, Chiedozie Ogbene dhe Tom Cannon.

Lexo edheMbappe flet për Lamine Yamalin, por thotë se “Topin e Artë” e meriton vet ai!
Pas ndeshjes në Prishtinë, Irlanda do të përballet me Izraelin, Austrinë dhe sërish Izraelin në kuadër të kësaj serie të Ligës së Kombeve./Indeksonline/
Heimir Hallgrímsson has named a 26-man squad for the upcoming UEFA Nations League matches with Sheffield United’s Liam Kitching receiving his first call-up 🙌🇮🇪 pic.twitter.com/dtkwzvbbms
— Ireland Football ⚽️🇮🇪 (@IrelandFootball) September 17, 2026














