Irani shpalos kërkesat për ofertën e SHBA-së

Irani ka shpalosur kërkesat dhe shqetësimet para ndërmjetësve pakistanezë në lidhje me propozimet e Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur për Reuters një burim i përfshirë në bisedime.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, mbërriti gjatë natës në Islamabad, ku këtë mëngjes zhvilloi takime me shefin e ushtrisë së Pakistanit, si dhe me ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm të vendit.
Ndërkohë, për këtë fundjavë nuk janë paraparë bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit, raporton skynews.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të mbërrijnë sot në Islamabad.

Lexo edheTeksas: Kamioni ngec në hekurudhë, treni e përplas (video)
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se Irani “po bën një ofertë dhe mbetet të shihet”, por theksoi se ende nuk është i qartë për përmbajtjen e saj.
Ai ka insistuar vazhdimisht që çdo marrëveshje të përfshijë heqjen dorë nga uraniumi i pasuruar nga Irani, si dhe garantimin e lirisë së qarkullimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.














