Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA u rrëzua mbrëmë në jug të Iranit, duke shkaktuar një operacion urgjent kërkimi dhe shpëtimi për një anëtar të ekuipazhit që mbeti i zhdukur.
Sipas BBC, piloti i F-15E u shpëtua, por një oficer i sistemeve të armëve ende nuk është gjetur.
Avioni, i dizajnuar për misione me distanca të gjata dhe sulme ndaj objektivave tokësore, ka ekuipazh dysh, përdor radar për ndjekjen e terrenit dhe ka një kosto përafërsisht 100 milionë dollarë.
Ndërkohë, Irani ka pretenduar se ka rrëzuar edhe një avion tjetër amerikan mbi Gjirin Persik, ndërsa mediat amerikane raportojnë se një A-10 Ëarthog, i dërguar në një mision kërkimi dhe shpëtimi për avionin e parë, u sulmua.