Irani reagon për paktin e mbrojtjes Arabi Saudite-Turqi-Pakistan: Nuk garanton sigurinë
dp

Lexo edheAlarmohet inteligjenca spanjolle, emigrantët mund të hyjnë sërish në Ceuta në mes të gushtit

“Sauditët duhet ta kuptojnë se një marrëveshje në letër me Turqinë dhe Pakistanin nuk do të garantojë sigurinë e tyre, ashtu siç vitet e mbështetjes së njëanshme për amerikanët nuk e kanë garantuar atë”.
Kështu deklaroi Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, pasi Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani nënshkruan një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së cilës një sulm i armatosur ndaj njërit prej tre vendeve, do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve.
Ai i kërkoi Riadit të ndryshojë politikat e tij, duke paralajmëruar se marrëveshja e sigurisë me Turqinë dhe Pakistanin nuk do t’i garantojë siguri.

Lexo edheAlarmohet inteligjenca spanjolle, emigrantët mund të hyjnë sërish në Ceuta në mes të gushtit
“Reformoni politikat tuaja në mënyrë që të mos keni nevojë të luteni për sigurinë e të tjerëve”, u shpreh ai.