Irani ka deklaruar se është i gatshëm të lidhë marrëveshje me vendet evropiane, aziatike dhe arabe për përdorimin e Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Kryetari i Këshillit Qeveritar të Informacionit, Elias Hazrati, deklaroi në median shtetërore se Teherani e kontrollon plotësisht këtë ngushticë dhe është gati të formalizojë marrëveshje me vendet që duan ta përdorin atë për transport detar.
“Do t’i ftojmë vendet evropiane, aziatike dhe arabe që të lidhin marrëveshje me ne për përdorimin e Ngushticës së Hormuzit”, u shpreh ai.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta, pas qëndrimeve të Donald Trump, i cili në një fjalim drejtuar kombit tha se lundrimi në këtë ngushticë do të rikthehet plotësisht pas përfundimit të konfliktit me Iranin.
Trump theksoi gjithashtu se SHBA nuk ka nevojë për tranzit përmes kësaj rruge detare dhe se përgjegjësia për garantimin e lundrimit duhet t’u takojë vendeve që transportojnë naftë përmes saj.