BallinaLajmeIrani “pranon të lejojë anijet pakistaneze të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit”

Irani “pranon të lejojë anijet pakistaneze të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit”

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Irani raportohet se ka rënë dakord të lejojë edhe 20 anije të tjera me flamur pakistanez të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ishaq Dar, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Pakistanit, ka deklaruar se ishte “i kënaqur të ndajë këtë lajm të mirë” pas bisedimeve me zyrtarët në Teheran, raporton SkyNews, përcjell Gazeta Express.

Irani praktikisht e ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore për kundërshtarët e tij që kur Izraeli dhe SHBA-të filluan sulmet ndaj vendit muajin e kaluar. Megjithatë, ka lejuar kalimin e një numri të kufizuar anijesh.

Sipas raportimeve, një numër i vogël anijesh pakistaneze janë lejuar të kalojnë nëpër ngushticë javët e fundit.

Dar ka thënë: “Kjo është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim.

“Është një ogur paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon…

“Dialogu, diplomacia dhe masa të tilla për ndërtimin e besimit janë e vetmja rrugë përpara.”

Sipas marrëveshjes, raportohet se deri në dy anije pakistaneze do të lejohen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz