BallinaLajmeIPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Të ngjajshme

Kjo ishte çmenduri – Salah vjen me gol të bukur ndaj Galatasaray

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e katërt ndaj...

“Të frikësosh është e mirë”: Udhëtimi nën tokë në filmimin e Underland

Pak larg B3134 në Somerset, një hapësirë e fshehtë...

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Galatasarayt

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Galatasarayt...

Natën e mirë Galata! Liverpooli shënon të tretin

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e tretë ndaj...

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin e një personi sot në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Shtime, i cili dyshohet se nuk zbatoi urdhrat e Policisë, derisa zyrtarët policorë intervenuan për rregullimin e komunikacionit.

Në pamje i dyshuari i rezistoi tre policëve, ndërsa u përdor edhe forca.

IPK tha se ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore paraprake pas publikimit të videos nga redaksia.

“Varësisht nga të gjeturat IPK do të ndërmerr veprimet tjera konform autorizimeve ligjore”, thuhet në përgjigje për Klanin.

Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se rasti ndodhi rreth orës 16:20, pasi policia ka pranuar ankesa nga qytetarët se disa automjete ishin parkuar në trotuar pranë shkollës, duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve.

Si rezultat, një patrullë policore është dërguar në lokacion për të rregulluar komunikacionin, por i dyshuari i ka shpërfillur, çka ka detyruar njësinë policore që ta arrestojë dhe ta shoqërojë në stacionin policor për procedura të mëtejme. Me bej tituj permbledhes

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz