back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditIPK nis hetime ndaj zyrtarit policor në Ferizaj, për përdorim të tepruar...

IPK nis hetime ndaj zyrtarit policor në Ferizaj, për përdorim të tepruar të forcës

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë nisur një hetim zyrtar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ferizaj, ku dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore gjatë një arrestimi.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka raportuar në IPK se një veturë nuk i ishte bindur urdhrit për ndalim nga ana e zyrtarëve policorë dhe ishte përcjellë për disa minuta. Më pas, automjeti është ndaluar dhe brenda tij ndodheshin tre qytetarë.

Gjatë ndërhyrjes për arrestimin e të dyshuarve, një nga zyrtarët policorë dyshohet se ka përdorur forcë të tepruar ndaj drejtuesit të veturës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

IPK ka reaguar menjëherë, duke dërguar hetuesit në vendin e ngjarjes dhe ka filluar procedurat hetimore për të vlerësuar ligjshmërinë e veprimeve të zyrtarit policor. Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në konsultim me Prokurorinë kompetente, është marrë vendim që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërkohë që IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë ngjarje, në përputhje me autorizimet ligjore dhe në interes të hetimeve.

Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij incidenti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz