BallinaLajmeLajmet e FunditIPK: Koha mesatare e reagimit policor mbetet 13.7 minuta

IPK: Koha mesatare e reagimit policor mbetet 13.7 minuta

Të ngjajshme

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin “Reagimi në thirrjet e qytetarëve dhe raportimi i aktiviteteve policore”, ku konstatohet se koha mesatare e reagimit të Policisë së Kosovës për vitin 2025 është 13.7 minuta – njëjtë si në vitin 2022.

“Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta, ka rezultuar e njëjtë si në matjet nga viti 2022”, thuhet në njoftim.

Sipas IPK-së, ky tregues nuk ka shënuar përmirësim në nivel vendi krahasuar me matjet e tri viteve më parë, ndonëse janë vërejtur disa ndryshime në nivel stacionesh dhe drejtorish rajonale.

Në raport theksohet se Drejtoritë Rajonale në Ferizaj, Mitrovicë e Veriut dhe Mitrovicë e Jugut kanë kohë më të shpejtë reagimi krahasuar me rajonet tjera.

Gjetjet e raportit, sipas IPK-së, janë të rëndësishme për strukturat drejtuese dhe operative të Departamentit të Rendit Publik dhe për stacionet policore në përgjithësi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz