BallinaSportInzaghi ia jep përgjigjen përfundimtare Shqipërisë

Inzaghi ia jep përgjigjen përfundimtare Shqipërisë

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duhet të dorëzohet sa i përket dëshirës së tij për të pasur Filipo Inzagin në stolinë e Kombëtares shqiptare. Pavarësisht dëshirës së madhe të kreut të FSHF-së, ish-sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve.

Mediat italiane raportojnë se Inzagi ka qenë fillimisht i interesuar, por më pas, duke parë se bisedimet mes palëve nuk janë thelluar edhe aq shumë, ai ka preferuar që të kthejë një përgjigje negative. Raportohet se Inzagi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja, shkruan panorama sport.

Ndaj ai do të vazhdojë të drejtojë Venecian në Serinë B, për të synuar një tjetër edicion pozitiv si ai i kaluari ku ngjiti këtë skuadër nga Lega Pro.

Ndërkohë, FSHF i rikthehet bisedimeve me të gjithë alternativat e tjera, e ndërgjegjshme që për momentin ka djegur kartën e emrit të famshëm dhe tani duhet të kërkojë medoemos teknikun rezultativ./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz