back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëInvestohet në riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

Investohet në riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

Të ngjajshme

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka pritur drejtorin e OJQ “Prishtina- REA”, Ahmet Jetullahu, në një takim ku ishin të parnishëm edhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, drejtori i Mbrojtjes së Mjedisit, Saad Gashi si dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka.

Ahmet Jetullahu, nga Prishtina Rea, ka prezantuar para të pranishmëve projektin “ Instalimi i Qendres Separuese të Mbeturinave”, në deponin regjionale, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës. Ky projekt ka për qëllim ndarjen e materialeve të reciklueshme nga mbeturinat për deponim, varrosje e trajtim në deponi.

Investimi nënkupton instalimin e linjës për ndarjen- selektimin e mbeturinave të mbledhura komunale, me kapacitet ditor 80-100 tonë (mbeturina të mbledhura komunale). Në këtë projekt gjatë vitit të parë, do të punësohen fillimisht 5 punëtor , dhe për çdo vit numri i të angazhuarve në këtë linjë do të rritet për 50% .

Kryetari Bahtiri, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm një projekt të tillë, për riciklimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit, sepse duke pasur një mjedis më të pastër, kemi edhe shëndet më të mirë.
“ Do të shikohen të gjitha mundësit ligjor , për të mbështetur këtë projekt sepse trajtimi i mbeturinave është një proces i domosdoshëm në arritjen e zvogëlimit gradual të rrezikut për shëndetin dhe mjedisin në përgjithësi “ ka thënë Bahtiri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz