back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeInvestitorё nga Gjermania dhe Holanda tё interesuar pёr tё investuar nё Skenderaj

Investitorё nga Gjermania dhe Holanda tё interesuar pёr tё investuar nё Skenderaj

Të ngjajshme

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit...

Aeroporti i Prishtinës zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një...

Llamba elektrike ndriçuese nisi suksesin para 146 vitesh

Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor të vitit 1879,...

Nё vazhdёn e pёrpjekjeve pёr thithje tё investimeve nga jashtё, Nёnkryetari i Komunёs sё Skenderajt Fadil Nura ka pritur afaristё tё intersuar pёr investime nga Gjermania dhe Holanda. Ky ёshtё takimi i dytё nё kuadёr tё bisedave pёr mundёsinё e investimeve nё fushёn e pёrpunimit tё mishit tё shpezёve, pёrkatёsisht pёrpunimit tё mishit tё rosёs. Nё kёtё kuadёr interesimit pёr investime nё fushёn e pёrpunimit tё mishit tё shfaqur mё herёt nga pёrfaqsues tё kompanisё “Mr. Phung” iu bashkuar edhe njё kultivues i rosave nga Holanda mё pёrvojё tё madhe dhe tё shumёanshme nё kёtё lёmi.

Nёnkryetari Nura edhe njё herё ka shprehur gatishmёrinё e Komunёs sё Skenderajt pёr ofrim tё kushteve tё favorshme pёr investime tё huaja. Ai i siguroi investitorёt e mundshёm nё krijimin e lehtёsirave nё kuadёr tё kompetencave qё kanё institucionet lokale, nё mёnyrё qё tё krijohen vende tё punёs pёr tё rinjt e Skenderajt.

Z. Nura i siguroi investitorёt potencialё se Komuna e Skenderajt do tё vёjё nё dispozicion tё gjitha kapacitete profesionale dhe lehtёsira konkrete nё nxitjet e kёtij procesi, qё pёr qytetarёt e Skenderajt ёshtё shumё i rёndёsishёm. Ai pёrmendi edhe favoret qё mund tё kenё investitorёt e huaj qё dёshirojnё tё investojnё nё Kosovё, duke pёrmendur lehtёsirat nё fushёn e prodhimit, politikat fiskale, fuqia e lirё e punёs dhe lehtёsirat qё tashmё komuna ka bёrё nё heqjen e taksave nё biznes dhe pёr ndёrmarrjet prodhuese.

Komuna e Skenderajt po bёnё pёrpjekje tё vazhdueshme pёr thithje tё ivestimeve nё fushёn e prodhimit nё interes tё rritjes sё punёsimit dhe pёrmirёsimin e situatёs ekonomike, duke ofruar nё shёrbim tё kёtij procesi pёrkrahjen nё tё gjitha aspektet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz