Top-News: Si ka filluar karriera juaj si këngëtare?
Resmije Krasniqi: Karriera ime si këngëtare ka filluar shumë herët, duke filluar nga Shkolla Fillore, pastaj në vitin 2004 jam inkuadruar në Shoqërinë Kulturore Artistike “ Shote Galica”- Drenas. Për këtë periudhë kamë punuar shumë në sferën e muzikës, konkretisht këngën.
Top-News: Kush ju ka shtyrë të merreni me muzikë?
Resmije Krasniqi: E thash edhe më lartë kamë filluar që në moshë të re, por më ka mbështetur familja dhe shoqëria.
Top-News: Si këngëtare e re që je, pse je e përcaktuar për zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike?
Resmije Krasniqi: Jam përcaktuar për zhanrin e muzikës popullore dhe folklorike, sepse e ndjejë veten tamam për të prezantuar kulturën e mirëfilltë shqiptare. Kamë marrë pjesë në shumë evente të ndryshme kulturore në vend dhe jashtë vendit edhe atë ku janë prezantuar diversitete të ndryshme kulturash e tradita, por jam ajo unë që posedoj art, ku të njëjtën e ruaj dhe e kultivoj me fanatizëm dhe me krenari.


Top-News: Merë pjesë në shumë festivale folklorike në gjitha trojet shqiptare, e ke vështirë të prezantosh me veshje kombëtare?
Resmije Krasniqi: Kënga popullore e folklorike e kërkon veshjen kombëtare. Me vullnetin më të madh prezantoj me veshjet kombëtare, madje më bëjnë edhe të ndjehem krenare.
Top-News: Këndon live, apo?
Resmije Krasniqi: Nuk e kamë problem aspak të këndoj live, pasi që kamë zërë. Në të gjitha festivalet që prezantohemi me SHKA “Shote Galica” duhet kënduar live.

Top-News: A je e pranishme në festivale jashtë Kosovës?
Resmije Krasniqi: Jemi të pranishëm në shumë festivale në Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare, por edhe në vendet tjera jashtë Ballkanit. Në disa festival kemi arritur shumë shumë sukses ku kemi joshë publikun me prezantimin tonë, madje kamë marrë edhe disa çmime si këngëtare më e mirë.
Top-News: A ke oferta të këndosh edhe nëpër dasma, pasi tani fillon sezoni?
Resmije Krasniqi: Po. Marrë pjesë nëpër ahengje të ndryshme familjare dhe ndjehem shumë e respektuar ndaj dasmorëve që bëjnë përzgjedhjen time, që të jemë pjesë e gëzimeve të tyre. Këndojë maksimalisht që dasma të ketë sa më shumë atmosferë festive, pasi që është gëzim I rrallë dhe I veçantë.

Top-News: Karriera e cilit këngëtar/e kosovar ju bën më shumë përshtypje?
Resmije Krasniqi: Dihet, Shkurte Fejza, është këngëtarja që më bënë përshtypje pasi që është një shembull shumë I mirë për gjeneratat e reja në muzikë si dhe në vlerat kulturës skenike që posedon dhe mendoj se është e kompletuar.



















