“Kosova nuk ka nevojë të ri aplikojë për ri anëtarësim në Interpol dhe se ajo është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës”, kwshtu ka thwnw ministri i Punwve tw Brendshme, Flamur Sefaj.
Sefaj po raporton sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme, ku ka shpalosur detaje nga takimi i tij me sekretarin gjeneral të Interpolit në Lion, Jürgen Stock.
Pos kësaj, kërkesa e palës kosovare sipas tij ka qenë edhe heqja dhe eliminimi i emrave të personave nga jeta politike e Kosovës dhe ajo shoqërore, nga lista e të kërkuarve të Interpol.
Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.



