Interi interesohet për Gabriel Martinellin

Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Arsenalit, Gabriel Martinelli, në kuadër të përpjekjeve për të përforcuar repartin ofensiv.
Sipas Corriere dello Sport, klubi italian po kërkon një futbollist kreativ në fazën e sulmit, i aftë të krijojë diferencën në situata një kundër një, dhe Martinelli shihet si një prej profileve që mund t’i përshtatet kërkesave të zikaltërve.
Braziliani vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Arsenalit, por interesimi i Interit mund të sjellë një zhvillim të ri në merkato. Klubi italian po vlerëson opsionet në sulm dhe dëshiron të shtojë cilësi e shpejtësi në repartin ofensiv.

Lexo edheTottenham arrin marrëveshje me Man Cityn për Savinhon
Megjithatë, një transferim i dytë në sulm mund të varet edhe nga largimi i një prej futbollistëve aktualë të Interit. Për këtë arsye, drejtuesit zikaltër po monitorojnë situatën dhe mund të ndërmarrin hapa konkretë vetëm nëse krijohet hapësira në skuadër.
Martinelli, me shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për të eliminuar kundërshtarët në duele direkte, konsiderohet një profil që mund t’i japë Interit më shumë alternativa në fazën ofensive.














