Ademola Lookman mbetet prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato.
Drejtori sportiv Piero Ausilio ka marrë miratimin nga fondi Oaktree për të rritur ofertën, pas refuzimit të propozimit fillestar prej 40 milionë eurosh me formulën huazim dhe detyrim blerjeje.
Atalanta kërkon rreth 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit nigerian, duke mos pranuar lëshime edhe për shkak të interesimit të madh që lojtari ka në treg.
Interi ka arritur marrëveshje personale me Lookmanin për një kontratë katërvjeçare me pagë 4.5 milionë euro në sezon, por klubi bergamask po qëndron i vendosur të mos e shesë pa përmbushjen e kërkesave financiare.
Oferta e re e zikaltërve pritet të arrijë në 42-43 milionë euro plus bonuse, por mund të mos mjaftojë.
Aktualisht, sulmuesi po rikuperohet nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth dy-tri javë. Lookman ka refuzuar opsione të tjera, si Atletico Madrid, duke i dhënë prioritet transferimit tek Interi.