back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeInteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci

Të ngjajshme

Inteligjenca ukrainase ka zbuluar një spiun midis zyrtarëve të saj të lartë, me kreun e shërbimit që e ka ndaluar personalisht.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka raportuar se një “nishan” rus i FSB-së, ishte ekspozuar në radhët e Shërbimit të Sigurisë.

Ishte shefi i selisë së Qendrës Antiterroriste të Shërbimit të Sigurimit që e arrestoi personalisht.

“Tradhtari u arrestua këtë mëngjes personalisht nga Vasyl Maliuk, shef i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës”, u tha nga ukrainasit.

Shërbimi i Sigurimit nuk e përmendi emrin e tradhtarit, por sipas burimeve të Ukrainska Pravda-s në Shërbimin e Sigurimit, bëhet fjalë për kolonelin Dmytro Koziura.

Maliuk tha se Shërbimi i Sigurisë kishte dokumentuar 14 episode të aktiviteteve të paligjshme të “nishanit”.

“Kreu i Shërbimit të Sigurisë ishte personalisht një anëtar i grupit operacional dhe hetimor që po vlerësonte tradhtarin dhe drejtoi operacionin për ndalimin e tij. Vasyl Maliuk raportoi drejtpërdrejt për të gjitha fazat e operacionit special te komandantit të përgjithshëm suprem dhe te presidenti Volodymyr Zelensky”, u tha ndër tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz