back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaJetëInteligjenca juaj mund të varet nga madhësia e bebëzave

Inteligjenca juaj mund të varet nga madhësia e bebëzave

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Berat

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9...

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita...

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

Mund të mësoni shumë nga një person vetëm duke e shikuar drejt në sy. Në fakt, lojtarët e pokerit shpeshherë i mbulojnë sytë me syza dielli pasi që frikësohen se sytë do të tregojnë shumë për letrat e tyre, dhe disa studime kanë treguar se shikimi i një personi në sy mund të krijojë ndjenja të thella të intimitetit.

Por, përveç këtyre, tani duket se shikimi i syve të një personi mund të zbulojë edhe diçka krejtësisht të papritur: nivelin e tyre të inteligjencës.

Në këtë studim të ri, psikologu Jason S. Tsukahara dhe kolegët e tij kanë zbuluar një lidhje pozitive mes madhësisë së bebëzave dhe aftësive kognitive. Por nuk duhet harruar fakti se bebëzat zmadhohen edhe kur syri ka nevojë për më shumë dritë.

Sidoqoftë, çfarë ka lidhje një bebëz më e madhe se mesatarja me inteligjencën? Siç duket, ndryshimet në madhësinë e bebëzës ndodhin si pasojë e shumë rrethanave të cilat jo gjithherë mund të kenë lidhje me ndryshimet në nivelet e dritës.

Se madhësia e bebëzës është e ndërlidhur me inteligjencën, tregojnë edhe studimet që kanë filluar në vitet e 1960’ta të cilat kanë deklaruar se madhësia e bebëzës i pasqyron proceset e brendshme mendore.

A do të thotë kjo se njerëzit me bebëza më të mëdha kanë mendje më aktive? Është tejet e mundur, por siç do t’ju thoshte çdo shkencëtarë serioz, ndërlidhja jo domosdoshmërish tregon diçka të saktë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz