back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditInteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen...

Inteligjenca artificiale përbën një kërcënim më të madh për punët që mbahen nga gratë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Sipas një raporti të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), mbi një të tretën e vendeve të punës në vendet e pasura janë të ekspozuara ndaj inteligjencës artificiale gjeneruese. Ato vende pune që zakonisht mbahen nga gratë mund të preken deri në tre herë më shumë.

Në shkallë globale, një e katërta e vendeve të punës janë potencialisht në rrezik nga automatizimi ose transformimi i thellë për shkak të rritjes së përdorimit të inteligjencës artificiale (IA), thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Gjenevë, publikuar të martën e kaluar.

Megjithatë, dallimet në teknologji, infrastrukturë dhe madhësia e sektorit terciar krijojnë diferenca të mëdha midis vendeve, ku kjo përqindje arrin deri në 34% në vendet me të ardhura të larta.

“Theksojmë se kjo ekspozim nuk do të thotë automatizim i menjëhershëm i një profesioni të tërë, por më tepër që një pjesë e madhe e detyrave aktuale mund të realizohen me anë të kësaj teknologjie”, thuhet në raportin e ILO-s, transmeton albinfo.ch.

Organizata u bën thirrje autoriteteve, punëdhënësve dhe sindikatave të zbatojnë politika proaktive për integrimin e IA-së me qëllim përmirësimin e cilësisë së punës në sektorët më të ekspozuar.

Kërcënimi i teknologjisë seksiste

Në këtë kontekst, profesionet që tradicionalisht mbahen nga gratë janë më të rrezikuara – sidomos në vendet e zhvilluara, paralajmëron agjencia e OKB-së. Kjo sepse gratë janë ende më të përfaqësuara statistikisht në punët administrative apo zyrtare, si sekretaria. Sipas raportit, afro 10% e vendeve të punës që zakonisht mbahen nga gratë janë të ekspozuara ndaj automatizimit, krahasuar me vetëm 3.5% për burrat.

“Bëhet fjalë për punë të sektorit terciar, me pak përgjegjësi, ku shkrimi dhe përmbledhja e teksteve janë thelbësore – pra të gjitha format e punës sekretariale,” shpjegon Isabelle Collet, profesoreshë e shkencave të edukimit në Universitetin e Gjenevës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz