back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeInstituti synon ta anëtarësojë PDK’së në institucione të djathta europiane

Instituti synon ta anëtarësojë PDK’së në institucione të djathta europiane

Të ngjajshme

Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një...

Kryeziu: Masa e përkohshme e Kushtetueses i ka efektet e pariparueshme

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar se...

Yakin: Djemtë e zbatuan planin shkëlqyeshëm

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin u shpreh i kënaqur...

Lufta në Ukrainë dhe konflikti në Gaza, Merz: Europa nuk po luan rolin e duhur në botë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka shprehur shqetësimin se Evropa...

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Instituti i sapo themeluar për Studime Politike (ISP) në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës ka realizuar sot konsultimet e para me ekspertë të pavarur të fushave të ndryshme për të identifikuar prioritetet strategjike të punës së Institutit.

Instituti është themeluar me qëllim për të promovuar idetë liberale dhe tregun e lirë përmes hulumtimeve, botimeve, fushatave multimediale dhe programeve edukative në mënyrë që të kontribuoj në avancimin e procesit të integrimit Euro-Atlantik të Republikës së Kosovës.

Instituti ndanë doktrinën Xhefersoniane për sa i përket rolit dhe madhësisë së qeverisë, pra një qeveri e vogël dhe e thjeshtë, por me kapacitetet e duhura profesionale që e bënë atë një qeveri të aftë ti përgjigjet sfidave ekonomike, sociale e politike në Kosovë.

Për të përmbushur misionin e vetë, Instituti do të ndërmarrë këto aktivitete:

–              Promovimin e dialogut kombëtar për përcaktimin e qartë të interesave shtetërore të Republikës së Kosovës për të avancuar procesin e integrimit Euro-Atlantik;

–              Promovimin e shoqërisë së hapur dhe demokratike, ku kultura politike imponon vlerën e bashkëpunimit për interesat shtetërore të Kosovës;

–              Formësimin e një politike të re kombëtare për Arsimin dhe Shëndetësinë që do të transformonte përgjegjësinë e shtetit karshi këtyre dy sfidave kyçe;

–              Mbështetjen dhe lehtësimin e krijimit të marrëdhënieve të reja dhe qasjes së komunitetit të biznesit në tregun e Bashkimit Evropian për rritjen e eksporteve kosovare, si një opsion për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë drejtim, sa i përket veprimeve të brendshme për përmirësimin ekonomisë, Instituti do të analizoj strategjinë e Derregullimit si strategji për rritjen ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit;

–              Krijimin e politikave publike që mbështesin gratë në biznes për të pas qasje më të madhe në fonde që mundësojnë zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre afariste;

–              Avancimin e legjislacionit dhe politikat publike për të mbështetur organet e sundimit të ligjit në adresimin e sfidave emergjente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes rritjes së mbështetjes dhe pavarësisë financiare e politike;

–              Promovimin e politikave publike që ofrojnë mbështetje dhe krijojnë mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës që të jenë pjesë e familjes Evropiane përmes zhvillimit të potencialit të tyre intelektual;

Instituti do të mbështes Partinë Demokratike në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të partisë, që nënkupton se anëtarët e partisë kanë mundësi të pjesëmarrjes së vazhdueshme në proceset e brendshme vendimmarrëse. Krahas kësaj, Instituti do të angazhohet në anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz