back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKosovëInstituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhën Kosovën e Shqipërinë

Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhën Kosovën e Shqipërinë

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit, shkruan Express.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i ka thënë gazetës Express se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit.

“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.5 shkallë”, ka thënë Mustafa për Express.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz