BallinaLajmeInstituti Kombëtar i Shëndetit Publik flet për 26 të infektuarit mbrëmë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik flet për 26 të infektuarit mbrëmë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dhënë detaje rreth 26 rasteve të cilat mbrëmjen e së hënës rezultuan pozitive me virusin Covid-19. Ndër të tjera, IKShP këshillon që distanca mes personave të jetë 2 metra, si masë e parë mbrojtëse nga transmetimi i koronavirusit

Përmes një njoftimi në Facebook, IKShP-ja thekson se ka intensifikuar hulumtimin aktiv të të gjitha rasteve të dyshimta me koronavirus.

“Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2. Të gjithë kanë qenë në vetë izolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, thekson Instituti.

IKShP-ja ka theksuar se 26 rastet e konfirmuara, janë kontakte të gjurmuara të rasteve të cilat kishin rezultuar pozitive më herët.

“Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq IKShP-ja ka këshilluar që distasnca ndërmjet njerëzvëe të jetë 2 metra.

“Rekomandimet parandaluese për distancim social me kufizim të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar, si masë për mbrojtje nga koronavirusi janë të mbështetura nga OBSH dhe ECDC që do të mundësojnë shkëputjen e hallkës së qarkullimit të virusit duke vazhduar njëkohësisht me të gjitha pikat vitale të jetës (shëndetësia, tregtia ushqimore, KEK, ujësjellësi) për të siguruar zinxhirin e zhvillimit të jetës normale ku distancimi social lejon te bisedoni nga dy metra largesi dhe të dilni për nevoja personale duke iu përmbajtur edhe në ato rrethana rekomandimeve të Institutit në kohë të caktuar”, thekson IKShP.

Po ashtu, është bërë e ditur se në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Mbrëmjen e së hënës, 26 persona nga 100 të testuar, dolën pozitiv në testimet për koronavirus.

Kjo ka bërë që numri i të infektuarëve në Kosovë të shkojë në 61./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz