BallinaKulturëInstituti Italian i Kulturës shtrihet edhe në Prishtinë

Instituti Italian i Kulturës shtrihet edhe në Prishtinë

Të ngjajshme

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Pesë vite pa Cimën: Mesazhi prekës i Adelinës për babanë e saj

Deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, ka kujtuar babanë e...

Sulme iraniane raportohen në të gjithë rajonin, dy të vrarë në Abu Dhabi

Në disa vende të Lindjes së Mesme po raportohen...

Ministri Kujtim Gashi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin diskutoi për shtrirjen e Institutit Italian të Kulturës edhe në Kosovë dhe për organizimin e një koncerti që do të mbahet më 4 qershor për nder të kompozitorit Gioachino Rossini, në 150 vjetorin e vdekjes së tij.

Ministri fillimisht e njoftoi ambasadorin italian për paraqitjen e Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke e informuar për numrin e madh të vizitorëve që kishte Pavijoni i Kosovës dhe me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sardi edhe për ndihmën e ofruar nga ambasada e Italisë.

Ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Ambasadës së Italisë është shumë i mirë dhe për t’u vlerësuar.

“Të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e përbashkëta që kemi realizuar kanë treguar për një vullnet dhe frymë bashkëpunimi dhe gjithmonë në interes të kulturës”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, Ambasadori Sardi i shprehu falënderim për mirënjohjen e treguar dhe tha se e mbështesim Kosovën për të qenë e pranishme në ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e Kosovës në Bienale tregon se bashkërisht jemi në rrugë të mbarë.

Sardi e njoftoi ministrin Gashi se pas takimit të mëhershëm kur është diskutuar për shtrirjen e Institutit të Kulturës Italiane edhe në Kosovë, si ambasadë e kanë parashtruar kërkesën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe ajo është miratuar. Ambasada e ka njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ambasadori kërkoi nga ministri që të formalizohet kjo nismë dhe shtrirja e Institutit të Kulturës Italiane që ndodhet në Tiranë të bëhet realitet edhe në Kosovë, gjë e cila do të mundësonte që ngjarjet kulturore që mbahen në Tiranë, të shtrihen edhe në Prishtinë.

Ministri Gashi tha se plotësisht është i gatshëm për të filluar procedurat për zyrtarizimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor edhe në Kosovë.

“Personalisht si ministër dhe stafi i MKRS-së do të angazhohemi maksimalisht për ta jetësuar sa më shpejtë idenë e shtrirjes së këtij institucioni edhe në Prishtinë dhe për këtë do të nënshkruajmë edhe një memorandum bashkëpunimi”, tha ministri.

Ministri e ambasadori diskutuan edhe për koncertin që do të organizohet për nder të kompozitorit Rossini, me ç’rast Ministri Gashi me kënaqësi do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz