BallinaLajmeInspektimi në 62 shkollat e Prishtinës, 50 përqind e objekteve të pasigurta...

Inspektimi në 62 shkollat e Prishtinës, 50 përqind e objekteve të pasigurta për nxënësit

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Për shkak të mungesës së shkronjave emri vështirë i lexohet.

Fasadat e rrethojat e dëmtuara s’janë i gjithë problemi që ka gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë.

E këto u theksuan në raportin Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca për sigurinë në shkolla.

Kësisoj 50% e objekteve shkollore në kryeqendrën kosovare nuk janë të sigurta për nxënësit.

Mungesa e ajrit e ventilimit, panele elektrike të ekspozuar janë disa prej gjetjeve në këtë raport të siguruar nga televizioni.

Detaje më shumë dha drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Ka rezultu se 50% e shkollave kanë nevojë për intervenim emergjent sa i përketë aspektit të sigurisë gjetjet kryesore kanë të bëjnë me mungesat në aspektin e rrjetit elektrik, vjetërsisë së ndërtesave, mos funksionimit të kamerave”, ka deklaruar Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Fushtica tha se sanimet veçse kanë filluar.

“Vetëm se kemi fillu sepse shkollat e kanë pranu raportin më herët, raportet individuale dhe kanë fillu që t’i përmirësojnë të gjeturat dhe sa po flasim ekipet janë në terren duke rivlerësuar”, ka theksuar ai.

Këtë nismë të Komunës së Prishtinës e mirëpret por njohësi i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ndërhyrjet s’duhet të jenë vetëm teknike.

“Kjo iniciativë nuk duhet të jetë vetëm teknike që mbështetën vetëm në këto çështje teknike me instalim të kamerave dhe përshtatjen e ambienteve por duhet të shkojmë më thellë”, ka deklaruar Jonuz Salihaj, Njohës i fushës së arsimit.

Salihaj vlerëson që rëndësi pos sigurisë fizike duhet t’i kushtohet edhe gjendjes psikologjike.

“Ka probleme të shumta për shembull bullizimi i cili edhe pse nuk raportohet kemi të dhëna të vitit 2022 ku të dhënat janë shqetësuese por që nuk raportohen”, ka deklaruar Salihaj.

Raportin me gjendjen e shkollave e kanë pranuar edhe nga Këshilli i Prindërve, veçse të njëjtit nuk ishin të qasshëm të enjten për t’u deklaruar rreth tij./RTVDukagjini/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz