BallinaLajme​Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor

​Inflacioni u rrit në 2,1% në muajin nëntor

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave ka qenë faktor kryesor që ndikoi në inflacionin e muajit nëntor, i cili u regjistrua në 2,1%, duke u rritur pak nga niveli 2% i nëntorit 2024.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shtoi 0,81 pikë përqindje në inflacion, ndërsa “Ushqime dhe pije joalkoolike” kontribuoi me 0,51 pikë përqindje. Përveç këtyre, çmime më të larta janë regjistruar edhe në kategoritë “Mobilie dhe pajisje shtëpie”, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele dhe restorante” si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”.

Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, rritja më e ndjeshme është shënuar te shpenzimet për banesë, me +4%, ndërsa pijet alkoolike dhe duhani u rritën me +2,9%, mobiliet me +2,8%, dhe shërbimet kulturore dhe argëtimi me +2,6%. Çmimet e ushqimeve vijojnë të rriten me 1,5%, kryesisht për shkak të shtrenjtimit të qumështit, djathit dhe vezëve (+4,9%), vajrave dhe yndyrnave (+4,6%) dhe peshkut (+3,3%).

Nga ana tjetër, krahasuar me muajin tetor 2025, disa kategori regjistruan ulje të lehta: “Argëtim dhe kulturë” –0,8%, “Veshje dhe këpucë” –0,5%, dhe ushqimet –0,4%. Ndërkohë, “Komunikimi” dhe “Mobilie e pajisje shtëpie” shënuan rritje të vogla, secila me +0,1%.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz