Infektologu kosovar tregon se si duhet të trajtohet koronavirusi

Infektologu Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në FaceBook ka treguar se si duhet të trajtohet COVID-19.
Ai ka thënë se arma kryesore për parandalimin e sëmundjes është vaksina, e që tash është çështje javësh, zyrtarizimi i saj.
I njëjti ka thënë se të gjithë pacientët që janë të prekur mund të marrin terapi simptomatike, duke përfshirë vitaminën C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol. E më pas sipas tij duhet bërë analizat laboratorike.
Ky është postimi i plotë i tij:
Trajtimi i COVID19
Deri tash kam shkruar shpesh për mbrojtjen nga COVID19, për arsye se është arma kryesore në prandalim e sëmundjes deri sa të konfirmohet vaksina e cila tani e dim se është çështje jave e ndoshta ditësh deri te zyrtarizimi i saj.
Po shkruaj rreth trajtimit te COVID19 edhe pse dihet që fatbardhësisht vetëm një numër i vogël i personave me COVID19 kane nevojë për trajtim diku rreth 20-30% dhe
Duke ditur se kemi një numër të madh të njerëzve qe janë me COVID19, diku mbi 10.000 raste jane aktiv.

Lexo edheNë fshatin Qikatovë e re të Drenasit vetura godet një fëmijë 11 vjeç
Te gjithë pacient me COVID19 mund të marrin terapi simptomatike( vit C, Vit D, Zink, Magnez dhe paracetamol),(udhërrrëfyesi klinik për trajtimin e COVID19).
Pastaj duhet bërë analizat laboratorike për të përcjellir gjendjen e tyre ne konsultim me mjekun,
Duhet konsultuar me mjekun me qëllim tē informimit se kur dhe cilat analiza duhet bërë ,
fillimi me kohë i trajtimit të formave mesatare dhe të renda është shumë i rendesishëm për efikasitetine trajtimit.
Prandaj sygjerimi im është që të konsultoheni me mjekun për hapat qe duhet te mirren nga diagnostifikimi i juaj deri te shërimi i plotë!
Për trajtim të drejt konsultohuni me mjekun tuaj!














