back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeInfektologu: Janë 100 mijë persona të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Infektologu: Janë 100 mijë persona të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në Kosovë mund të jenë deri në 100 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë. Ai ka thënë se kanë munguar testimet, ndërsa ka shumë njerëz të cilët nuk tregojnë simptoma kur e kanë virusin.

“Virusi është real të mbrohemi sa më mirë që mundemi.”, thotë ai.

“Kam qenë kundër karantinës fillimisht. Ajo ka pasur një efekt përgjysmë, por megjithatë pati efekt”, shton ai.

“Edhe po të kontrollohej në mënyrë rigoroze nga fillimi, përsëri pas hapjes do të kishim këto raste. Nuk po përballemi me një valë të dytë apo të tretë e kështu me radhë. Është një valë që po vazhdon pasi rastet po shtohen në mënyrë të vazhdueshme. Ende mungojnë testet dhe analizat për antitrupat në të gjithë botën”.

Tutje ai ka thënë se kanë kritik ndaj qasjes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe se në Kosovë ka më shumë raste me të infektuar.

“Kam qenë kritik ndaj IKSHPK’së. Mungojnë testimet. Në Kosovë mund të jenë prej 10 mijë deri në 100 mijë raste aktive në Kosovë.”, thotë ai.

|Po e shohim se të infektuarit ka mundësi të mos transmetojnë, apo nuk kanë potencialin e njëjtë që të transmetojnë virusin. Shumë njerëz po kalojnë virusin pa e ditur që e kanë atë. Mund të jenë deri në 100 mijë raste në Kosovë. Sa njerëz teston, aq më shumë raste do të kesh. Për momentin janë 1 mijë raste aktive. Por në realitet ka më shumë.”, përfundon Tolaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz