Infektohet me COVID-19 edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, sot testohen 60 persona
03

Lexo edhePas takimit me Lajçak: “Pa përfshirjen e Albin Kurtit në dialog, s’mund të ketë marrëveshje të suksesshme”

Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së martës në komunën e Gjilanit. Në mesin e tyre është edhe drejtori i Shërbimeve Publike. Sot do të testohen 60 persona, përfshirë këtu edhe 25 punonjës të komunës të cilët po qëndrojnë të izoluar
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë për Gazetën Express se gjatë ditës së sotme janë marrë mostrat e 60 personave që do të testohen për të parë nëse janë prekur me virusin COVID-19 apo jo.
“Sot janë marrë 60 mostra për testim. Janë kontakte të personave që janë konfirmuar gjatë ditëve të fundit me COVID-19 në komunën tonë”, ka thënë Ismajli.
Ismajli tha se edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit ka rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.
Ai deklaroi se punonjësit e komunës të cilët kanë pasur kontakt me të po qëndrojnë të izoluar.
“Drejtori ka pasur kontakt me stafin e vet, në mesin e 60 personave që do të testohen janë edhe punonjësit e komunës, 25 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar”, deklaroi Ismajli.

Lexo edhePas takimit me Lajçak: “Pa përfshirjen e Albin Kurtit në dialog, s’mund të ketë marrëveshje të suksesshme”
Në Gjilan deri me tani janë konfirmuar 98 raste me koronavirus.
Nga ta janë shëruar 71 persona, 25 janë aktivë ndërkaq 2 kanë vdekur.
Ndërkohë, numri total i personave me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1756.
Të shëruar janë 968, ndërkaq të vdekur 34./GazetaExpress/