Në kongresin e UEFA-së që po mbahet në Budapest është dhënë një njoftim i madh për Kosovën.
Gjatë fjalisë së tij presidenti i FIFA-s, Giani Infantino ka bërë të ditur se javën e ardhshme Kosova është në agjendë të FIFA-s.
“Në rast pranimit me të drejta të plota të Kosovës gjatë ditës së sotme, atëherë do të pranohet automatikisht në FIFA”, tha presidenti i FIFA-s, Infantino.
Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë hyrë në sallën e Kongresit të UEFA-s, i cili sapo ka filluar.
Kosova e pret sot vendimin e madh nga Budapesti, ku mund të pranohet përfundimisht në UEFA, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare.
Infantino: Së bashku do t’ia kthejmë namin futbollit
Në Kongresin e UEFA-së të pranishme iu drejtua edhe kryetrari i FIFA-së, Gianni Infinitino.
Ai për herë të parë iu drejtua delegateve të UEFA-së si kryetar i Federatës Botërore të Futbollit. Ai tha se bashkë me ju mund t’ia kthejëm namin futbollit.
“Kam emocione të shumta që jam para jush si kryetar i i ri. Falënderoi gjithë ata që me besuat. Unë jam zgjedhur lider i ri që ta drejtoj FIFA se bashku me ju.
“Ne duhet te jemi profesionalisht në punën tonë dhe atë po e bëjmë. Unë mund të kem sukses vetëm me ndihmën e juaj në mënyrë që t’ia kthejmë futbollit namin aty ku duhet”, ka thënë i pari i FIFA-së.
Ministrja e Sportit te Hungarisë, ka hapur punimet e Kongresit te UEFA-s.
Ajo falënderoi delegatët e këtij kongresi dhe si mediat e pranishme, ndërkohë të pranishme iu drejtua edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Hungarisë.
Në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për pranim në UEFA.
Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë kohës rreth zhvillimit të ngjarjes më të madhe në futboll për Kosovën.
Në Kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ka nisur Kongresi i UEFA-së.
Ky kongres si asnjë herë më parë zgjon kërshërinë e vendit tonë, pasi që në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë më të madhe te futbollit evropian.
Në këtë kongres fillimisht pritet të bëhen ndryshime në statutin e UEFA-së lidhur me nenin famoz që e ka penguar pranimin e Kosovës, e më pas do të votohet për kërkesën e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në UEFA.
Kosovës i duhen 28 vota për tu pranuar. Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, besojnë se Kosova do të pranohet në UEFA.
Për ta parë LIVE, kongresin e UEFA-s, klikoni KËTU.