Gianni Infantino ka hedhur idenë për një Kampionat Botëror me 48 skuadra
Italiano–zviceriani shpjegon shumë gjerë me këtë propozim të ri dhe shanset e Kosovës dhe Shqipërisë për të martë pjesë në një kampionat rriten ndjeshëm nëse ky projekt realizohet.
Ndërkohë kreu i FIFA-s flet edhe për moviolën në fushë, por edhe për marrëdhenien me Maradonën.
Botërori me 48 skuadra? “Ka ardhur momentin që t’i japim pak frymëmarrje këtij kompeticioni. Edhe duke e bërë me 48 skuadra Botërorin, numri i Kombëtareve që do të kualifikohen do të jenë sërish nën 30 për qind të atyre që janë anëtarësuar në FIFA”.
Moviola në fushë? “Tifozët ende nuk janë gati për këte gjë. Ajo do të përdoret, por më parë duhet shpjeguar që t’a kuptojnë të gjithë se çfarë është”.
Bashkëpunimi me Maradonën? “Idetë e kampionëve më interesojnë gjithmonë. Nuk do t’a kem problem të bashkëpunoja me të në të ardhmen”. /Express/